Shkupi ka filluar të ndërtojë skuadrën për gjysmën e dytë të sezonit, pasi sot ka vendosur ti ndërprenë kontratat dy lojtarëve. Bëhet fjalë për lojtarë ofensivë që nuk do të jenë pjesë e skuadrës nga Çairi.
“Ioan Edmundsson, lojtari i Ishujve Faroe nuk është më pjesë e Shkupit. 33-vjeçari erdhi në Çair në fillim të sezonit, por nuk i përmbushi pritjet dhe largohet.
Për skuadrën nga Çairi ka luajtur 12 ndeshje, ka shënuar tre gola dhe ka pas tri asistime.
Me të në paketë po largohet edhe japonezi Yumemi Kanda. Mesfushori ofensiv japonez ka mbërritur në Shkupi në gusht dhe pas pesë muajsh largohet nga Çairi.
Për Shkupin ka luajtur 17 herë, duke shënuar tre gola dhe një asistim”, ka shkruar mediumi maqedonas “Ekipa”.