Tahir Batatina ka kompletuar stafin e trajnerëve te Llapi.
Kryetrajneri i Llapit do të vazhdoj të jetë Tahir Batatina, derisa asistent të parë do ta ketë sunaj Keçin dhe asistent të dytë Mehmet Agushin.
"Kompletohet shtabi teknik i skuadrës për edicionin pranveror 2024/25
KF Llapi ka kompletuar shtabin teknik për edicionin pranveror 2024/25, duke sjellur disa ndryshime dhe strukturë të organizuar.
Shtabi i ri teknik tani përbëhet nga:
• Tahir Batatina – Kryetrajner
• Sunaj Keçi – Asistent i parë
• Mehmet Agushi – Asistent i dytë
• Besnik Rexhepi – Video-analist
• Bekim Mulliqi – Trajner i portierëve
Kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina, bashkë me stafin ndihmës, ka filluar prej ditës së djeshme përgatitjet për edicionin pranveror, duke u fokusuar në ngritjen e formës së ekipit para sfidave që na presin.
Me punë profesionale dhe angazhim maksimal, skuadra synon të rikthehet tek fitoret dhe objektivat e vendosura për sezonin që vijon", njofton FC Llapi.