Liverpooli ia ofron kontratën e re Arnoldit, shifra marramendëse

- Bota Sot

Liverpooli ia ofron kontratën e re Arnoldit, shifra marramendëse

Liverpool i ka ofruar Trent Alexander-Arnold një kontratë të madhe prej afër 94 milionë paund për pesë vite, me qëllim që ta mbajnë mbrojtësin anglez larg ofertave të Real Madridit.

Klubi spanjoll ka vendosur një ofertë të ngjashme prej 361 mijë euro në javë për 26-vjeçarin, duke përfshirë edhe një tarifë të madhe për nënshkrim, nëse ai bashkohet si lojtar i lirë në verë.

Situata e ka vënë lojtarin në një dilemë të vështirë: të qëndrojë në klubin e tij të qytetit të lindjes, ku mund të forcojë edhe më shumë statusin si një idol i tifozëve të Liverpool-it, apo të bëhet pjesë e Galaktikëve të Real Madridit, një nga klubet më të mëdha në botën e futbollit.

Liverpool mendon se nuk mund të bëjë më shumë për ta joshur Alexander-Arnold të qëndrojë në “Anfield” gjatë viteve më të mira të karrierës së tij të shkëlqyer në Merseyside.

Lojtari nuk ka kërkuar që t’i jepet shiriti i kapitenit, megjithëse ai është pasardhësi i natyrshëm i Virgil van Dijk, kur holandezi të mos jetë më titullar i rregullt.

Raportohet se Real Madrid do të dëshironte ta transferonte lojtarin që tani dhe janë të gatshëm të investojnë 24 milionë euro, edhe pse Alexander-Arnold mund të largohet si lojtar i lirë në verë.

Por kjo është e panegociueshme për Liverpool-in, që po kalon një sezon të mundshëm për titullin e Premier League.

Vetë lojtari nuk dëshiron të largohet në janar, duke mos dashur të prishë ekuilibrin e skuadrës. Ndërkohë, ai ka qëndruar diskret mbi të ardhmen e tij, duke deklaruar kohët e fundit:

“Kam nënshkruar katër ose pesë zgjatje të kontratave dhe asnjëra prej tyre nuk është bërë publike – dhe as kjo nuk do të jetë.”

Liverpool gjithashtu është më optimist për rinovimet e kontratave të Mo Salah dhe Virgil van Dijk, kontratat aktuale të të cilëve po ashtu skadojnë në verë.

Salah ka interes të madh nga klubet europiane dhe Arabia Saudite, por dëshiron të qëndrojë te Liverpool me kushtet e duhura.



Read it all at Bota Sot