Ja sa po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova

- Gazeta e Prizrenit

Ja sa po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova janë 2 orë e gjysmë, derisa kolona në këtë pikë kufitare është 2.3 kilometra.

Deri në 2 orë pritjet për të dalë nga Kosova janë edhe tek Dheu i Bardhë, ndërkaq 1 orë në Mutivodë dhe deri në 10 minuta në Jarinje e Bërnjak.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat e tjera kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta./ KK

*



Read it all at Gazeta e Prizrenit