Xherdan Shaqiri me deklaratë të fortë: Në male, kur isha në ajër të pastër, kam menduar për kthimin...

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri me deklaratë të fortë: Në male, kur isha në ajër të pastër, kam menduar për kthimin...

Futbollisti Xherdan Shaqiri me Baselin synon titullin e kampionit në Zvicër.

Rikthimi i tij gjatë verës te Baselit, solli frymë pozitive dhe rriti edhe pretendimet për skuadrën.

Ai u largua nga skuadra amerikane Chicago Fire dhe pas 12 viteve rikthehet në. klubin ku bëri emër, Basel.

Jo me kaq, ai është pensinuar nga fanella e kombëtares së Zvicrës. 

Shaqiri e vlerëson hap të duhur kthimin në futbollin zviceran, përkatësisht te Baseli. Në një intervistë për “20 Minuten” ka folur për tema të ndryshme.

“Më shumë mendoj për të ardhmen se për të kaluarën. Por në male, kur isha në ajër të pastër, kam menduar për kthimin.

Kam lënë trakën të kthehet në kokën time dhe është vërtet një rrëfim i bukur: kthimi im dhe si gjërat po shkojnë për momentin. Tani dua të qëndroj lart me Baselin”, ka thënë Shaqiri.

Shaqa apo siç njihet si “Xhuxhi magjik” kontribuoi me pesë gola e tetë asistime në 14 paraqitje kampionale.

Baseli është i dyti me 30 pikë, një më pak se Lugano. 30 pikë i ka edhe Lausanne në vendin e tretë.

Është interesante. Në të kaluarën shpesh Baseli apo Young Boysi kishin 10, 12 pikë më shumë në pushimin dimëror.

Nga kjo pikëpamje, është më mirë që gara është e fortë. Në futboll je gjithnjë i lumtur kur ke për çka të luftosh”, ka thënë Shaqa.

“Kemi luajtur mirë në pjesën e parë dhe jemi një pikë prapa liderit.

Nëse shihni se ku ishte Baseli para një viti, atëherë vërtet kemi luajtur një pjesë të parë të mirë të edicionit. Natyrisht, mund të përmirësohemi gjithnjë.

Ende na mungon pak vazhdimësia, duhet të jemi më të mirë në këtë. Dhe kjo është e domosdoshme nëse duam të luftojmë për titull”, ka thënë Shaqiri.



Read it all at Bota Sot