Polonia mori drejtimin e BE-së/ Elisa Spiropali: Presidenca Polake momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

- Bota Sot

Polonia mori drejtimin e BE-së/ Elisa Spiropali: Presidenca Polake momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot me rastin e marrjes së Presidencës së Bashkimit Europian nga Polonia.

Nëpërmjet një reagimi Spiropali përshëndet Presidencën Polake të Bashkimit Europian, duke thëkesuar se presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryetarja e Kuvendit thotë se garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me punën e Shqipërisë  për avancimin e reformave.

Reagimi

Presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave. Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë.



Read it all at Bota Sot