Të gjithë presin lajmin për dëmtimin e Armando Brojës

- Bota Sot

Të gjithë presin lajmin për dëmtimin e Armando Brojës

Evertoni po vuan sa i përket shënimit të golave në Premier League.

Mbrojtja dhe porta është pika më e fortë e kësaj skuadre, por po çalon ndjeshëm në sulm dhe për këtë arsye po marrin disa rezultate negative.

Armando Broja është dëmtuar dje në përballjen kundër Bournemouth, në ndeshjen e dytë që luajti si titullar radhazi.

Sulmuesi shqiptar luajti vetëm 18 minuta praktikisht, atje ku u dëmtua pasi goditi tokën dhe më pas qëndroi edhe 12 minuta minuta të tjera në fushë për të testuar veten, por pa mundur që t’ia dalë.

Ende nuk ka dalë një lajm nga mediat britanike apo Evertoni sa i përket situatës së dëmtimit të Brojës dhe sesa kohë do të mungojë lojtari shqiptar.

Megjithatë një ide e përgjithshme duket se futbollisti ka probleme me shpinën dhe mund të mungojë për rreth 2 javë, por kjo duhet të konfirmohet.

Ndërkohë Evertoni ka bërë largimin e parë në sulm. Beto është larguar nga kjo skuadër dhe tani Evertoni ka vetëm dy sulmues në ekip, Calëert Leëin dhe Brojën e dëmtuar. Gjithashtu edhe Chermiti pritet që të tregojë sadopak veten e tij te Evertoni, por 20-vjeçari i cili ka luajtur edhe me Brojën te ekipi i të rinjëve të Evertonit, nuk e ka lënë ende pas dëmtimin. Pra për momentin Everton ka gati vetëm një sulmues, Calëert Leëin, të paktën derisa të mësohet edhe koha e rikuperimit të Brojës.



Read it all at Bota Sot