Granit Xhaka merr çmimin e madh. Kapiteni i Kombëtares merr çmimin MVP. Në Zvicër
Pas tij, Kevin Fiala (hokej mbi akull) dhe Lara Heini (floorball) përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë. Gjithashtu u nominuan Alina Müller (hokej mbi akull), Lia
Wälti (futboll) dhe Manuel Zehnder (hendboll), shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“Ende kam kënaqësi kur kujtoj vitin me Bayer Leverkusen dhe titullin kampion dhe fitimin e kupës.
Edhe me kombëtaren do të kishim merituar më shumë sesa të eliminoheshim në çerekfinale të Kampionatit Evropian kundër Anglisë me penallti. Ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë”, - tha Xhaka.