Conceição e tepron me optimizmin: Inzaghin nuk e kam mik në fushë, do të bëjmë të pamundurën për ta fituar finalen

- Bota Sot

Conceição e tepron me optimizmin: Inzaghin nuk e kam mik në fushë, do të bëjmë të pamundurën për ta fituar finalen

Debutoi si trajner i “Djallit” me një fitore mbresëlënëse kundër Juventusit, pas vetëm disa ditësh stërvitjeje. Sergio Conceição, i cili mori vendin e Paulo Fonseca-s ditën e fundit të vitit 2024, tani përballet me një tjetër sfidë titanike: të fitojë Derbin dhe të ngrejë menjëherë një trofe, Superkupën Italiane. Rasti është shumë i favorshëm, por sfida është ndër më të vështirat në futbollin italian.

Stërvitja para finales, Leao ngroh Conceição-n, gripi ndalon Gabbian

“Uroj që skuadra të jetë më mirë se unë," tha Conceição me humor, duke theksuar gjendjen e tij gripale. "Kemi një ditë më pak pushim dhe disa lojtarë që sapo janë kthyer nga dëmtimet, ndaj nuk do të jenë në formën më të mirë, por do të bëjmë çmos për të fituar ndeshjen."

Si është gjendja juaj dhe ajo e ekipit?

Shpresoj që ekipi të jetë më mirë se unë, pasi nuk jam në formën time më të mirë. Jemi duke u përgatitur për këtë finale kundër Interit, që është një ekip i fortë dhe i mësuar të fitojë vitet e fundit. Ata luajnë bashkë prej kohësh, por ne duhet të shohim veten dhe të jemi të fortë përballë vështirësive. Kemi një ditë më pak pushim dhe lojtarë që sapo janë kthyer nga dëmtimet, por këto nuk janë alibi.

Si ndiheni duke luajtur një finale si ish-lojtar i Portos?

Nuk kam ndjenja të veçanta; respektoj çdo ekip ku kam luajtur. Dua të përgatitem sa më mirë për t’u dhënë djemve udhëzimet e duhura për të mposhtur Interin. Duhet të kemi uri për fitore. Kemi bërë një hap të parë, tani na duhet të plotësojmë hapin tjetër. Jemi të sigurt në vetvete edhe pse kemi disa sfida për të përballuar.

Sa ka ndikuar Eriksson në karrierën tuaj dhe atë të Inzaghit si trajnerë?

Kam pasur shumë trajnerë të mirë, por me Eriksson kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e kam parë kurrë të zemëruar; bëhej vetëm i kuq në fytyrë. E mbaj Svenin në zemër, ashtu si të gjithë lojtarët e asaj skuadre. Kam pasur edhe trajnerë të tjerë italianë si Sacchi dhe Malesani, të cilët kanë qenë një shkollë e madhe për mua. Italia ka qenë si një shtëpi e dytë për mua dhe jam shumë i lumtur që tani po drejtoj një klub historik si Milani.

Ai me siguri nuk ka 90 minuta në këmbë, por fillimisht duhet të shoh nëse është i gatshëm në stërvitjen e fundit.

A ndiheni me fat që po filloni me një gjysmëfinale dhe finale?

Fati nuk vjen nëse nuk punon. Ai vjen nëse punon shumë dhe je serioz. Mund të kesh të gjithë besimin në botë, por nëse rri në shtëpi dhe vetëm lutesh për gola, nuk do të shënosh kurrë. Duhet të punosh, të kesh uri dhe organizim, dhe pastaj pak fat.

Si është marrëdhënia juaj me Inzaghin? A ishte gabim që nuk i shtrënguat dorën?

Ka episode që ndodhin në futboll. Nuk ka pasur mungesë respekti; jemi njerëz të fushës dhe këto ndodhin. Simone është mik imi para dhe pas ndeshjes, por gjatë saj jo.



Read it all at Bota Sot