Futbollistja shqiptare që shkëlqen në Turqi, shënoi histori me Apolloninë dhe Tirana AS

- Bota Sot

Futbollistja shqiptare që shkëlqen në Turqi, shënoi histori me Apolloninë dhe Tirana AS

Valentina Troka ka shkruar histori me Apoloninë, duke shënuar një rekord mbresëlënës prej 181 golash në 81 ndeshje të zhvilluara, duke përfshirë ndeshjet e kampionatit dhe të kupës.

Në verën e 2024, 22 vjeçarja u transferua në Turqi me ekipin e Trabzonspor, ku deri më tani ka shënuar 4 gola.

Në një intervistë për “ABC e mëngjesit”, ajo tregoi se si vendosi të shkojë në Turqi.

“Në kombëtare kam dy vite që jam pjesë. Në Shqipëri dola për dy vite golashënuese, më erdhën disa oferta kështu që besoj se kjo ishte zgjidhja më e përshtatshme për një hap më lart. Këtu jemi këtë 5 shqiptare.“, u shpreh Valentina.



Read it all at Bota Sot