Rafael Leao “thumbon” ish-trajnerin Fonseka

- Bota Sot

Rafael Leao “thumbon” ish-trajnerin Fonseka

Njëmbëdhjetë lojtarë dhe asnjë italian. I vetmi që u fut në fund të ndeshjes ishte Kalabria.

Përpara tij ishte Leao që hyri në lojë dhe në fund rezultoi vendimtar.Pikërisht portugezi ka folur pas ndeshjes, duke deklaruar se:

“Është fitorja e një skuadre që ka besuar gjithmonë te fuqia e saj. Interi është një kundërshtar i vështirë, por Konseisao na dha energjinë e duhur të cilën duhet ta kemi edhe pse nuk luajmë mirë.

Urime të gjithë skuadrës, ata që janë këtu prej disa vitesh e mbajnë mend mirë që herën e fundit që ishim këtu donim të merrnim në shtëpi trofeun”.

Asist vendimtar nga numri 10 i “Djallit” që deri në momentin e fundit ishte në dyshim për praninë e tij në fushën e lojës.

“Gjithmonë kam besuar se mund të ndihmoja ekipin. Isha i zhgënjyer që nuk munda të luaja kundër Juves, por nuk isha gati në atë takim. Kam punuar shumë për të qenë gati për këtë ndeshje. Të fitosh është një ndjenjë fantastike, por trofeu bën gjithçka më të bukur.

Shokët që kanë qenë pjesë e Milanit për disa vite e dinë se fitimi i titullit ishte diçka e pabesueshme. Tani edhe më të rinjtë e dinë se çfarë do të thotë të fitosh diçka më këtë fanellë”, deklaroi portugezi që duket i rilindur me trajnerin e ri.



Read it all at Bota Sot