Mediat italiane kryqëzojnë lojtarin shqiptar

- Bota Sot

Mediat italiane kryqëzojnë lojtarin shqiptar

“Djali me përparëse do të kujtojë gjatë se çfarë do të thotë të luash në duna.

Ngjitjet dhe zbritjet janë të shumta. Kristjan Asllani largohet nga Riadi me tre fjalë të ruajtura në bllokun e tij të shënimeve: vëmendja, mbrojtja e lojtarit kundërshtar dhe presioni”.

Praktikisht “Gazzetta dello Sport” i faturon humbjen e Interit në finale Asllanit, i cili për shfaqjen që dha në Arabi Saudite u vlerësua nga e përditshmja sportive më e madhe në Itali me notën 4,5.

“Në Buti, vendlindja e tij, pranë Empolit, fluturonte mes tavolinave gjatë darkave, ndaj e di që pas një pjate të thyer duhet të përveshësh mëngët dhe të fillosh nga e para.

Kundër Milanit ai ishte më i dobti në fushë. Lejoi Leaon që ti ikte në aksionin që solli golin e tretë gjithashtu kishte gisht edhe në të parin pasi ishte një top i humbur prej tij që i lejoi Leaos të fitonte goditjen e transfromuar në gol nga Teo”, arsyeton gazetari titullin që i vendosi artikut kushtuar Asllanit.

“Interi ka një problem në gabinën e regjisë. Kur në atë pozicion qëndron Çalhanoglu gjithçka është shumë mirë, por kur ulet Asllani shihet një tjetër film. Shumë pak vertikalizime, asnjë top mes repartesh. Interi nis shumë aksione nga korsia e majtë, por Bastoni dhe Dimarko kanë shumë nevojë për topat e turkut që të nisin aksionet”, shkruan gazetari italian.   

Në fund të shkrimit gazetari shkruan se Asllani ka ende mundësi për të treguar vlerat e veta. Sipas tij mesfuhsori kuqezi ka treguar momente pozitive në ndeshjet me Veronën ku dhuroi një asist apo si ajo me Udinezen ku realizoi nga goditja e këndit].



Read it all at Bota Sot