Një i burgosur ka humbur jetën mbrëmjen e të hënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai po trajtohej në Klinikën Infektive tash e një periudhë, pasi vuante nga sëmundja e mushkërive, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i burgosuri që humbi jetën në QKUK është Arben Mahmuti.
Sipas informacioneve të konfirmuara, ai ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë në nëntor të vitit 2024.
Në lidhje me rastin ka njoftuar edhe vetë Shërbimi Korrektues i Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se “në momentin e pranimit, gjendja e tij ka qenë stabile, por me të dhëna për sëmundje paraprake të mushkërive”.
“Gjendja e tij ka filluar të përkeqësohet dhe, përkundër angazhimit të stafit të kësaj klinike, nuk është arritur që pacienti të mbahet në jetë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SHKK-së.
Ndërkaq, organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore në lidhje me këtë rast, derisa autopsia pritet ta verifikojë shkakun e vdekjes