Divorci e kthen në “të pastrehë”, Roberto Carlos detyrohet të jetojë në qendrën stërvitore të Realit

- Bota Sot

Divorci e kthen në “të pastrehë”, Roberto Carlos detyrohet të jetojë në qendrën stërvitore të Realit

Roberto Carlos po përballet me një periudhë personale delikate të shënuar nga ndarja e tij e dytë, këtë herë nga Mariana Luçon, nënë e dy prej njëmbëdhjetë fëmijëve të tij. Ish-lojtari, pas ndarjes me fizioterapisten, (ata ishin së bashku që nga viti 2009), do të jetojë në Valdebebas, zona stërvitore e Real Madridit.

Ky vendim është bërë i domosdoshëm pasi një pronë e tij është e zënë nga vjehrrit dhe një tjetër nga gruaja e tij, që do të thotë se ndërkohë që divorci i tij është duke u zgjidhur, ai do të përdorë ambientet e klubit madrilen.

Situata komplekse e marrëdhënieve është shpjeguar nga vetë braziliani në një intervistë të fundit: "Kam pasur vetëm dy gra. Gratë me të cilat kam pasur fëmijë janë më të vështira. Unë kam tetë, nga gjashtë apo shtatë nëna të ndryshme. Nuk kam mbaj mend."

Carlos më pas pranoi se e kishte të vështirë të kujtonte jo vetëm numrin e nënave të fëmijëve të tij, por edhe numrin e të dashurave që kishte gjatë gjithë jetës së tij: "Ajo ishte meksikane, hungareze, braziliane... Ishin katër të tjera."

Braziliani tregoi se fëmijët e tij janë të shpërndarë në të gjithë botën: "Unë kam shtatë në Brazil, një në Meksikë, një në Hungari, një që jeton në Alicante dhe të tjerët jetojnë në atdheun e tyre".



Read it all at Bota Sot