Përveç problemeve në fushë, me humbjen në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Milanit që mund të lërë pasoja të rëndësishme, ka edhe probleme jashtë fushe në kampin zikaltër.
Është çështja që ka të bëjë me Davide Frattesin, i cili kërkon më shumë hapësirë dhe që përmes agjentit të tij ka kërkuar shprehimisht largimin.
Ndoshta drejt Romës, skuadër që ai e ëndërronte në vitin 2023.
Interi nuk mban askënd pa dëshirë, por çmimi për ta blerë lojtarin është i lartë: 45 milionë, përndryshe Frattesi do të qëndrojë deri në qershor.