Atalanta synon që të përforcojë repartin e sulmit gjatë merkatos së janarit.
Drejtuesit e klubit zikaltër po studiojnë disa alternativa dhe janë fokusuar tek 3 lojtarë të Evertonit në repartin e avancuar, mes të cilëve edhe Armando Broja.
Sulmuesi përfaqëson një emër tashmë të njohur në Zingonia: shqiptari, i cili po rikuperohet nga një dëmtim, ishte në vëmendjen e Atalantës kur luante për Çelsin.
Profili i tij mbetet interesant për të kompletuar repartin ofensiv.
Nëse tratativat do të përfundonin me sukses, atëherë Broja do të bëhej shok skuadre me kapitenin e kombëtares, mbrojtësin Berat Gjimshiti, që është një pikë referimi në mbrojtjen e Atalantës.