Arteta të lë pa fjalë: Ishte faji i topit që fluturonte shumë

- Bota Sot

Arteta të lë pa fjalë: Ishte faji i topit që fluturonte shumë

Arsenali ka humbur nga Newcastle në shifrat 0:2.

Menjëherë pas takimit së EFL Cup, Arteta ka dhënë një deklaratë që shkaktoi jo pak hilaritet.

Trajneri i Arsenalit fajësoi topin e EFL Cup si arsyen e kësaj humbje.

“Unë mendoj se kemi goditur shumë topa mbi tra dhe është e ndërlikuar që ky top të fluturojë shumë.

E diskutuam gjithashtu këtë, kështu që ka detaje që mund t’i bëjmë më mirë.

Është thjesht ndryshe, është thjesht shumë ndryshe me topin e Premier League, dhe duhet të përshtateni me këtë sepse fluturon ndryshe.

Kur e prekni, kontrolli është gjithashtu shumë i ndryshëm. kështu që ju duhet të përshtateni me këtë, por në fund, kjo ka ikur, nuk ka rrugë kthimi, ka të bëjë me ndeshjen e ardhshme, dhe kjo është bota jonë, realiteti i botës sonë”, tha Arteta.



Read it all at Bota Sot