Sulmi rus në Zaporizhzhia, Zelensky: Numri i viktimave mund të rritet

- Bota Sot

Sulmi rus në Zaporizhzhia, Zelensky: Numri i viktimave mund të rritet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur numri i viktimave pas sulmit në Zaporizhzhia të Ukrainës mund të rritet.

Aktualisht nga ky sulm është raportuar se kanë humbur jetën 13 persona dhe 18 të tjerë janë plagosur.

Përmes një postimi në X, presidenti ukrainas këtë sulm e ka quajtur mizor.

“Nuk ka asgjë më mizore sesa lëshimi i bombave ajrore në një qytet, duke e ditur se civilët e zakonshëm do të vuajnë”, ka shkruar Zelensky në X.



Read it all at Bota Sot