Skuadra e futbollit Gjilani ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me futbollistin me përvojë Ergys Kaçe.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të klubit.
“Sport Club Gjilani njofton se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Ergys Kaçe.
Me marrëveshje të dyanshme palët kanë rënë dakord të përfundojnë atë që kishin nisur në këtë edicion.
Klubi falenderon futbollistin për kontributin e dhënë me fanellën ‘kuqebardh’ dhe gjithashtu i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive”, njofton SC Gjilani.