Bashkimit 1947 i kthehet një sulmues nga Belgjika

- Bota Sot

Bashkimit 1947 i kthehet një sulmues nga Belgjika

Ish - sulmuesi dhe golashënuesi i KF Bashkimi 1947 nga Kumanova, Egzon Aziri do të kthehet në klubin e vjetër, pas disa muajve qëndrimi në Belgjikë.

Open-TV nga burime të sigurta mëson  se Aziri së shpejti do t’i bashkohet skuadrës kumanovare në përgatitjet për sezonin pranveror dhe se dë jetë një ndihmë e madhe për skuadrën në luftën për ngjitje në Ligën e parë.

Ai do të vij në formë huazimi.

Aziri muajt e fundit ka luajtur për skuadrën e Vilvoorde City, që garon në Ligën e 3 Provinciale të Belgjikës. Ai është në formë të mirë.

KF Bashkimi 1947 dje njoftoi se më 13 janar (ora 12:00) do të fillojë me përgatitje për sezonin pranveror.

Kumanovarët e kanë mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e tretë me 32 pikë, një më pak se Bregallnica e vendit të dytë dhe gjashtë më pak se kampionia vjeshtore Makedonija GJP.

Sezonin pranveror, Bashkimi e nis me Borecin e Velesit në Kumanovë.



Read it all at Bota Sot