Diego Simeone është i bindur

- Bota Sot

Diego Simeone është i bindur

Diego Simeone është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të sjellë në Madrid anësorin e Manchester United, Alejandro Garnacho, qoftë në formë huazimi me të drejtë blerjeje apo dhe si transferim përfundimtar direkt.

Situata aktuale e 20-vjeçarit në “Old Trafford” ka shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm, duke parë që nuk po fiton dot një vend titullari në formacionin e Amorim.

Garnacho po kërkon një skuadër ku mund të ketë vazhdimësi dhe të ndihet i rëndësishëm,, cilësi që Atletico mund t’ia ofrojë atij në një sistem që i jep përparësi lojtarëve aktiv në krahë.

Në anën tjetër, Simeone e sheh Garnacho-n si lojtarin ideal për t’u përshtatur në sistemin e tij klasik 4-4-2 dhe është i bindur që ai do i ndihmonte shumë për të fituar titullin kampion në La Liga këtë sezon.

Pavarësisht interesit të madh të Atletico-s, Manchester United duket se nuk do heq dot dorë aq lehtë prej anësorit argjentinas.



Read it all at Bota Sot