Mota duhet mbështetur, por pres më shumë nga Juventusi i tij

- Bota Sot

Mota duhet mbështetur, por pres më shumë nga Juventusi i tij

Juventusi është duke kaluar një situatë jo fort të mirë dhe Tiago Mota me të tijtë janë vendosur në qendër të kritikave. Një analizë mbi skuadrën bardhezi ka bërë dhe ish-trajneri i Kombëtares italiane, Roberto Donadoni.

Ky i fundit ka folur për eksperiencën e Motës, si dhe momentin jo që po kalon Juvja dhe lojtarët e saj. “Unë mendoj që kur arrin në një realitet të madh siç është Juventusi, shumë vlerësime bëhen në bazë të rezultateve që ti merr. Mota ka bërë shumë mire te Bolonja, por tani është duke kaluar një periudhë të vështirë. Është e qartë që te Juventusi presin më shumë.

Nëse analizojmë ndeshjen e Superkupës kundër Milanit, mund të them se nuk e meritonte humbjen.

Në pjesën e parë krijoi disa raste, ndërsa në pjesën e dytë kuqezinjtë gjetën dy gola me mundësi sporadike. Nuk mendoj se në këtë rast Juventusi nuk ka treguar karakter. Mendoj se dëmtimet i kanë kushtëzuar rrugëtimin, prandaj në këtë moment ai duket të ketë më shumë se kurrë mbështetjen e klubit”.

VLAHOVIÇ- “Sa i përket pjesës së golave, mendoj se i mungojnë disa në ndeshjet e rëndësishme që mund ta nxitnin më shumë. Megjithatë ai ka shënuar 12 gola dhe mos harrojmë që dhe në të kaluarën ka pasur momente të tjera të vështira. Ai është një sulmues që finalizon prandaj edhe skuadra luan në bazë të tij, për ta vendosur në kushtet që të shënojë.”

KOPMEINERS- “Kopmeiners nuk është në nivelin e vitit të kaluar. Dëmtimi ka ndikuar shumë sigurisht. Nuk e di sa e vërtetë është kjo teoria që kush largohet nga Atalanta vuan. Por diçka është e sigurt, në Bergamo lojtarët janë mësuar të luajnë me një tip të caktuar loje, bazuar më shumë te loja e skuadrës se ajo individuale. Por kur skuadra fillon të luajë mirë, edhe cilësitë e tua individuale dalin më lehtësisht në pah”, tha ndër të tjera Donadoni.



Read it all at Bota Sot