Atdhetari Kadri Beba i persekutuar me familjarë, për çlirimin e atdheut, gjerë në vdekje

- Bota Sot

Atdhetari Kadri Beba i persekutuar me familjarë, për çlirimin e atdheut, gjerë në vdekje

Atdhetari Kadri Veli Grajçevci, që populli e njihte si Kadri Beba, u lind në Ribar të Madh në afërsi të Lypjanit, ai gjatë sundimit të mbretërisë jugosllave u ndoq këmba kënbes dhe u persekutua së bashku me familjen e tij në Serbi.

Atdhetari Kadri Beba, për jetësimin e Shqipërisē Etnike, gjatë Luftës së Dytë Botërore, luftoi me armë në dorë. Kadri Beba ishte kryetar në Lypjan gjatë viteve 1941-1944, ai ishte pjesëmarrës i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, atij iu dashtë gjatë viteve 1944-1945 të kaloi në ilegalitet së bashku me tërë familjen e tij. Atdhetari ishte veprimtar i shquar i Organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së), pjesēmarrës i aktiviteteve të shumta, po edhe i Kongresit të Lypovicës (Blinajës).

Meqense Kadri Bebës ia kishin arrestuar shumë anëtarë të familjes në prill të vitit 1947, ai iu dorëzua Gjykatës, në Gjykatë atë e akuzuan se kishte bashkëpunuar për vrasje e 12-të antifashistëve në Malin e Livoçit.

Kadri Veli Beba, Aktgjykimi Nr.gjyq. 150/47 të datës 02 gusht të vitit 1947 dënohet me vdekje/ pushkatim. Dënimi ndaj tij vdekje me pushkatim u ekzekutuar më 12 shkurt 1948 në ora 05 të mëngjesit, bashkë me të u dënuan me burg me kohëzgjatje të ndryshëm: Ahmet Selmani, Smajl Isufi, Maliq Mal Rrahmani dhe Jakup Ajet Durmishi.

Edhe Aktgjykimi i dytë Nr. 462/47 më 19.12.1947, refyzimi i kërkesës për falje, vendimi Nr. Sek. 436/48, më 15 janar 1948.

Dënimi me vdekje për Kadri Bebën sipas procesverbalit në Lypjan më 12 shkurt të vitit 1948 në ora 05, ku në vendin e ngjarjes, të pranishëm gjatë ekzekutimit ishin: Hashim Mustafa, Rezak Shala, dhe Dushan Lozaniç...

Lavdi e përjetshme atdhetarit Kadri Beba dhe të gjthë atyre që ranë për lirinë e atdheut...



Read it all at Bota Sot