Zirkzee dhe Rashford mes Juves dhe Milanit

- Bota Sot

Zirkzee dhe Rashford mes Juves dhe Milanit

Dy klubet italiane, Milani dhe Juventusi, po kërkojnë të përforcojnë sulmin e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit, duke synuar lojtarë nga Manchester United, raportojnë mediet italiane.

Milani ka shfaqur interes të madh për Marcus Rashfordin dhe ka zhvilluar tashmë një takim me agjentin e tij në Milano.

Ndërkohë, Juventusi është në bisedime me Joshua Zirkzee dhe ka arritur një marrëveshje preliminare me 23-vjeçarin, por ende nuk është e sigurt nëse United do ta lejojë largimin e tij gjatë këtij afati kalimtar.

Gjithashtu, Juventus po monitoron sulmuesin gjerman Kolo Muani, një objektiv i rëndësishëm për ta.

Megjithatë, ka konkurrencë për të, përfshirë Manchester United, që po shqyrton mundësinë e transferimit të tij për të forcuar sulmin.

Ruben Amorim, trajneri i United, siç raportohet, duket i gatshëm ta mbajë Rashfordin në "Old Trafford", përderisa ka një përçarje të dukshme mes tij dhe klubit. Për këtë arsye, një transferim i Zirkzee te Juventus mund të jetë një opsion i mundshëm, pavarësisht vështirësive që ky i fundit ka pasur në fushë.



Read it all at Bota Sot