11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri

- Bota Sot

11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri

Sot mbushen 11 vjet nga mbajtja e mbledhjes së parë së përbashkët midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Prizren.

Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama e cilësuan mbledhjen si historike e cila ndodhte për herë të parë dhe shënonte kapitull të ri dhe dërgonte mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.

Më 11 janar 2014 u nënshkrua deklarata për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cila përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar.

Po ashtu u pajtuan të themelohet një fond i përbashkët për Luginën e Preshevës. Shqipëria dhe Kosova, po përgatiteshin që të mbajnë edhe mbledhjen e dytë në nivel të lartë.

Mbledhja e fundit, e dhjeta ndërmjet dy qeverive, u mbajt më dhjetor 2024 në Prishtinë.

Kujtojmë, qeveritë e të dyja shteteve janë pajtuar që të mbajnë mbledhje të përbashkëta për vendosje të një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe të institucionalizuar në mes të dy vendeve.



Read it all at Bota Sot