Ukraina i merr në pyetje ushtarëve e kapur koreanoveriorë, thotë Zelensky

- Bota Sot

Ukraina i merr në pyetje ushtarëve e kapur koreanoveriorë, thotë Zelensky

Hetuesit ukrainas janë duke i marrë në pyetje dy ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët u zunë nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, tha të shtunën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

"Këta janë dy ushtarë që, megjithëse të plagosur, mbijetuan dhe u dërguan në Kiev, ku po flasin me hetuesit e SBU-së [Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës]", tha Zelensky në Telegram.

Zelensky i postoi në Telegram gjithashtu edhe fotografi të ushtarëve për të cilët thotë se janë kapur.

Kjo është hera e parë që autoritetet ukrainase publikojnë pamje të ushtarëve të kapur koreanoveriorë.

Vitin e kaluar, Moska i dërgoi rreth 11.000 ushtarë koreanoveriorë në Kursk për të mbështetur forcat ruse në rajon, i cili është pjesërisht nën kontrollin e forcave ukrainase që nga gushti./REL



Read it all at Bota Sot