Probleme për mbrojtësin kuqezi!
Lajme të këqija për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Ardian Ismajlin, që detyrohet të largohet nga fusha në minutën e 21-të të ndeshjes Empoli-Leçe, për shkak të një dëmtimi.
Ismajli u detyrua të bëjë zëvendësim në minutën e 21-të për shkak të një problemi muskulor dhe në vend të tij hyri De Sciglio.
Gjendja e lojtarit mbetet ende për tu vlerësuar, por Roberto DAversa shpreson që të mos humbasë Ismajlin në kuadër të ndeshjeve të ardhshme të skuadrës së tij.