Taipi: Të gjithë duhet të bëhemi më të fortë pas largimeve

- Bota Sot

Taipi: Të gjithë duhet të bëhemi më të fortë pas largimeve

Në përfundimin e takimit mes Partizanit dhe Skënderbeut që përfundoi në baraizim me shifrat 1-1, lojtari i ndeshjes i cili u përzgjodh ishte Gjelbrim Taipi i Partizanit dhe foli për mediat pas takimit.

“Unë kam qenë edhe te skuadra e Kukësit dhe e kuptoj se çfarë do të thotë lider, kjo më ka ndihmuar shumë të rritem si futbollist. Dita e ditës do ta marr përsipër në supe për të qenë lideri i ekipit.

Unë çdo herë jam munduar të jap maksimumin. Te Partizani duhet të përshtatesh sepse është një skuadër e madhe. Të gjithë futbollistët që kemi mbetur tani duhet të shtrëngohemi fort sepse futbollistët që kanë ikur ishin më të mirët e kampionatit shqiptar.

Është e vështirë që ti zëvendësosh ata dhe për të zëvendësuar cilësitë e tyre është e vëhtirë. Mendoj se klubi po punon dhe e dinë se duhet të sjellin lojtarë sepse ambicia e Partizanit është të dalë në vendin e parë”, u shpreh Taipi.



Read it all at Bota Sot