Hezus Gil Manzano do të jetë arbitri i finales së Superkupës së Spanjës.
Arbitri do të arbitrojë për herë të tretë një takim të këtij niveli.
Ndërsa sa i përket precedentëve të “Klasikeve” për Manzanon e sotmja do të jetë hera e pestë që do të arbitrojë një duel mes Realit dhe Barcelonës.
Në të katër takimet ku Manzano ka arbitruar duelin mes Realit dhe Barçës kanë qenë madrilenët fitues dhe për këtë motiv caktimi i tij për këtë ndeshjen e sotme në Xhide ka shkaktuar mjaft polemika.