Largimi i Danilos tashmë konsiderohet si diçka e sigurt te Juventusi pasi palët kanë arritur një marrëveshje për të lënë të lirë mbrojtësin me parametër zero që në merkaton e janarit.
Braziliani është gati të transferohet tek Napoli ku mund të gjejë më shumë hapësira, por kjo tratativë ka nxjerrë edhe një lajm të bujshëm nga agjenti i tij Bruno Misoreli. Ky i fundit, pasi ka parë një postim në rrjetin social “X”, për largimin e Juventusit nga Juvja ka komentuar:
“Xhuntoli po përgatit gjithashtu edhe largimin e Tiago Motës”. Një koment që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që tashmë po bën xhiron e rrjetit.
Por a është Xhuntoli duke menduar largimin e Motës? Në një moment ku pritshmëritë nuk janë arritur, dhe s’përjashtohet si mundësi.