Një tjetër rikthim pritet të ndodhë në Superiore gjatë kësaj merkato janari. Ish-sulmuesi i Egnatias,
Vusal Isgandarli po mendon seriozisht të mbyllë aventurën e tij në Turqi, për t’u rikthyer në Superiore.
Sulmuesi me origjinë nga Azerbajxhani me shumë mundësi do të largohet nga Boluspor, ekip i Kategorisë së Dytë turke, për t’u rikthyer në Shqipëri. Egnatia dhe Tirana janë ekipet e interesuara për shërbimet e 29-vjeçarit.
Kujtojmë se ky i fundit ka luajtur me Egnatian 18 ndeshje. Në këto sfida me fanellën e rrogozhinasve, Isgandarli ka shënuar 6 gola. T
eksa tashmë duket gati për një tjetër aventurë në futbollin shqiptar, të cilin e njeh mjaft mirë.