Fatsjellës i Realit kundër Barcelonës, ja arbitri që do të vendosë drejtësi sonte në finalen e Superkupës së Spanjë!
Federata spanjolle ka vendosur që të jetë Hezus Gil Manzano ai që do të arbitrojë finalen e Superkupës së Spanjës mes Realit dhe Barcelonës sot në mbrëmje në Arabinë Saudite (20:00).
Ky gjyqtar duket se i sjell fat vetëm Realit në përballjet me Barçën.
Gjatë gjithë karrierës së tij Gil Manzano ka arbitruar tre “ El Clasico” dhe Reali i ka fituar në të gjitha.
E para ishte më 25 tetor 2010 në një fitore 3-1 të Realit. Më 10 prill 2021, Real mposhti Barcelonën 2-1 në “Shtëpinë e Bardhë”.
Më 28 tetor 2023 ai drejtoi duelin e luajtur në stadiumin “Olimpik Montjuiç”, të cilin Reali fitoi 2-1 me dy gola të Bellingam.