Bjekoviqi i Partizanit të Beogradit kishte mbetur pa fjalë në Prishtinë! Vukotiq kështu tha për Fadil Muriqin

- Bota Sot

Bjekoviqi i Partizanit të Beogradit kishte mbetur pa fjalë në Prishtinë! Vukotiq kështu tha për Fadil Muriqin

Edhe sot kujtohet data 13 prill e vitit 1986 nga gjeneratat e vjetra dhe goli nga rreth 25 metra (gjuajtja e lirë) i Fadil Muriqit, që e la të shtangur portierin Fahrudin Omeroviq të Partizanit.

Topi futet në këndin e poshtëm të djathtë, ndërsa atmosfera shpërtheu si vullkan në stadiumin e Prishtinës në minutën e 81-të.

Rreth 40 mijë shikues në këmbë, me brohoritje e këngën e famshme besa – besë, jetën e japin Prishtinën s’e japin, futbollistët e Partizanit të tronditur dhe kokulur.

Prishtina e mposhti Partizanin e Beogradit me rezultat 1:0 në kuadër të javës së 24-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë. 

Çfarë akterët, e ndeshjes së Prishtinës dhe Partizanit, deklaratat që ishin botuar me 14 prill në sportin e “Rilindjes”.

Në atëkohë, kryetrajner i Prishtinës, Fuat Muzuroviqi, kësisoj e komentoi fitoren e Prishtinës: “Ishte kjo një lojë e fortë, tipike kampionale, me duele të forta, por jo qëllimkëqija, andaj i humbi edhe bukuria. 

Këtë pakëz e bëri edhe fusha e lagësht, kështu që ishte vështirë të kontrollohej topi me saktësi. 

Ne ishim më të mirë në fushë.

Krijuam raste tejet të volitshme, sidomos në pjesën e parë kur beogradasit patën fat të madh sepse shumë lehtë kemi mundur të avancojmë me dy e ndoshta edhe tre gola. 

Në asnjë moment nuk kam dyshuar se sdo të fitojmë, ndonëse afrohej fundi, Fadil Muriqi shënoi gol tejet të bukur dhe shumë të vlefshëm. 

Atmosfera ishte impoozante a la braziliane. 

U jemi shumë mirënjohës spektaktorëve për përkrahjen të parezervë. Referet e kryen detyrën me sukses”.

Fadil Muriqi ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm për Partizanin, pas ndeshjes pati deklaruar: “Jam shumë i lumtur që shënova gol dhe i gëzova jo vetëm shokët e mi, por spektaktorët, dashamirë tanë, të cilët na përkrahën pa rezervë.

Loja ishte e fortë, tipike kamopionale, me duele të forta. Ne qemë më të mirët, këtë e dëshmojnë edhe rastet e krijuara”.

Nenad Bjekoviq, kryetrajner i Partizanit, ishte i mahnitgur nga atmosfera por ankohej: “Loja nuk ishte aq cilësore, mirëpo ishte e fortë, angazhuese nga të dy palët. Atmosfera para, gjatë dhe pas lojës madhështore. 

Prishtina pati një iniciativë të lehtë në fushë, mirëpo ne me sukses evitonim të gjitha rreziqet, andaj merituam një pikë dhe ky do të ishte epilogu më real i kësaj loje.

Prishtina golin e fitores e shënoi pas ekzekutimit të faulit, i cili nuk ekzistoi, por këtë e imagjinoi referi Glavina, i cili më pastaj na dëmtoi për një penallti të pastër si loti në minutën e fundi".

Momqillo Vukotiq, drejtor i Partizanit ishte me dhimbje koke duke u ankuar si gjithmonë sepse humbja nuk e përballonte dot:

“Referi kryesor na dëmtoi dy herë rëndë. Së pari akordoi gjuajtje të lirë për Prishtinën, që nuk ishte, e kjo vendasve iu solli fitoren, kurse herën e dytë nuk tregoi pikën e bardhë, pas faulit të Fadil Muriqit ndaj Smajiqit në 16-shin e Prishtinës.

Prandaj vetvetiu nënkuptohet se ndarja e pikëve do të ishte epilogu më real i kësaj loje, e cila nuk ishte fort e bukur dhe aq cilësore".

Lubomir Radanoviq, kapiteni Partizanit, e kishte pranuar se Prishtina ishte më e mirë: "Nuk kam çka të shtoj më shumë sesa atë që theksuan Bjekoviq e Vukotiq, sepsse ne u dëmtuam. Mirëpo, Prishtina ishte më e mirë, fitoren e dëshiroi më shumë, pati raste më të volitshme”.

Pas javës së 24-të Partizani kryesonte me 33 pikë, pasonin Cërvena Zvezda me 32, Velezhi 28, Hajduku 26, Prishtina 26, Dinamo ZG 25, Vardari 25, Sarajeva 24, Rijeka 24, pikë etj.

13 prill, 1986 - Prishtina – Partizani 1:0 

Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 40.000.
Gjyqtar kryesor Stjepan Glavina (Klisi), Salem Proliq (Sarajeva) e Zdravko Uvodiq (Klisi),
Kartona të verdhë: Morina, Rama – Varga, Vermezoviq.
Prishtina: Neshet Zhaveli 7, Xhevdet Muriqi 7, Arbnor Morina 7, Favzi Rama 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 7, Kujtim Shala 6 (Suad Koliq), Sahit Kelmendi 7, Fadil Vokrri 8, Fadil Muriqi 8 dhe Miodrag Çirkoviq 6 (Goran Popuvac).
Partizani; Omeroviq 7, Bajoviq 6, Rojeviq 7 Vermezoviq 7, Çapliq 6, Radanoviq 7, Gjelmsh 6, Zhupiq 7, Varga 6, Stevanoviq 6 (Pantiq) dhe Vuçiqeviq 5 (Smajiq 7).



Read it all at Bota Sot