Skuadra e Ipswich ka shënuar fitore me rezultat bindës 3:0 ndaj Bristol Rovers, në takimin e FA Cup.
Ipswich është kualifikuar në të 16-ën e finales.
Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, është paraqitur titullar dhe u zëvendësua në minutën e 81-të.
Golat i realizuan Philips (18), Clarke (24) e Taylor (37).
Futbollisti Al-Hamadi dështoi nga penalltia në minutën e 52-të, lëshoi rastin për fitoren më të thellë.