Shqiptari nga Kosova që zgjodhi Belgjikën rizgjohet, shënon për këtë skuadër

- Bota Sot

Shqiptari nga Kosova që zgjodhi Belgjikën rizgjohet, shënon për këtë skuadër

Adnan Januzaj është rikthyer te goli pas një kohe të gjatë mungese.

Shqiptari i cili tashmë aktivizohet tek Las Palmas ka shënuar sot në humbjen e ishullorëve në La Liga.

Januzaj u fut në lojë në minutën e 87-të dhe fill aps një minute, nuk vonoi dhe tundi rrjetën.

Gjithsesi, realizimi i sulmuesit që zgjodhi Belgjikën edhe pse me rrënjë shqiptare nuk solli as një pikë për ekipin nga Ishujt Kanarie.

Getafe ia arriti të dal me 3 pikët pas rezultatit 1-2, pasi goli i belgut erdhi shuëm vonë.

Kujtojmë që në këtë skuadër dikur është aktivizuar Armando Sadiku. Adnani u vlerësua me notën 7.4, një paraqitje shumë e mirë e futbollistit me numrin 24 në fanelën verdheblu.

Sidoqoftë, ditët kur përflitej që ishte një “yll” botëror tek United janë të harruara me 29 vjeçarin që provon aventurën e dytë në Spanjë pas asaj me Sevillan.



Read it all at Bota Sot