Arsenali luajti në FA Cup me të bardha në vend të fanellave të kuqe, ja pse

- Bota Sot

Arsenali luajti në FA Cup me të bardha në vend të fanellave të kuqe, ja pse

Manchester United kaloi në 16-shen e fundit të FA Cup duke mposhtur Arsenalin në “Emirates” me penallti.

Mysafirët kaluan në avantazh me golin e Bruno Fernandes në minutën e 52-të dhe Gabriel barazoi në minutën e 63-të.

Pas 90 dhe 120 minutave lojë nuk kishte asnjë fitues, pas së cilës skuadra e trajnerit Ruben Amorim ishte e pagabueshme nga penalltia.

Skuadra londineze në takimin me United ka veshur fanellat e bardha në kuadër të fushatës No More Red. Ndonëse fanella e Arsenalit në shtëpi është bardh-e-kuq, sot ata kanë veshur fanellat e bardha për të katërtin vit radhazi dhe kanë lënë jashtë ngjyrën e kuqe që “aludon gjak”.

Fushata filloi në janar 2022 në mbështetje të punës për uljen e dhunës mes të rinjve. Arsenali nuk do tu shesë fanella të bardha tifozëve, por do tua shpërndajë vullnetarëve që investojnë kohën e lirë në aktivitete bamirësie.



Read it all at Bota Sot