Edmond Ruço, trajner futbolli, i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” nuk i kurseu elozhet për ekipin e Dinamo City-t.
“Nuk është problem fare nga ndeshja me Bylisin. Dinamoja është aty, të kënaq me lojën e saj.
Me gjuhën e teknikës, Dinamoja luan poshtë, por do të veçoja Bylisin dhe trajnerin e saj, Nevil Deden, i cili më pëlqeu sepse në minutat e fundit guxoi për më shumë.
Vllaznia fitoi vetëm ndaj individualiteti i Balajt, të cilin duhet ta falënderoj që u rikthye në kampionatin shqiptar, ndërsa Tirana nuk ka një lojtar goli”, u shpreh në analizën e tij, trajneri Ruço.