Vllaznia do të duelojë me Besën e Kavajës ditën e nesërme në kuadër të fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Duel ky që do të luhet në orën 17:00 në “Loro Boriçi”.
Për këtë përballje klubi shkodran kërkon mbështetjen masive të tifozëve. Është një përballje teke, ku fitorja është mëse e detyrueshme për të vazhduar rrugëtimin në këtë kompeticion.
Kështu klubi kuqeblu ka nxjerrë në shitje biletat për këtë përballje, ndërsa ka bërë të ditur edhe çmimet e tyre.
Kështu biletat fillojnë nga 100 lekë në tribunën C dhe C në 1500 lekë në tribunën VIP..