Mohamed Salah para Lewandowskit dhe Haalandiz

- Bota Sot

Mohamed Salah para Lewandowskit dhe Haalandiz

Mohamed Salah vazhdon të udhëheq në listën e “Këpucës së Artë”, edhe pse në fundjavë Premierliga i la hapësirë “FA Cup”-ës.

Në krahë të sulmuesit egjiptian gjenden Robert Levandovski e Erling Haaland, që po ashtu nuk luajtën në fundjavë në ligat respektive, me polakun që shënoi ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

Pas tyre gjendet Viktor Gyokeres. Suedezi i ka shënuar 21 gola deri tash, ndërsa e ka koeficientin më të ulët pasi nuk luan në njërën prej pesë ligave më të forta evropiane. Në të kundërtën do të ishte në krye të listës.

Pas një lëndimit të gjatë rishihet edhe Hari Kejn, i cili ngritet në kuotën e 30 pikëve. Mateo Retegui e Marcus Thuram, golashënuesin më të mirë në Serie A deri tash me nga 12 gola, i kanë lënë prapa yjet si Kilian Mbape, Xhonatan David e Rafinja-n.

Lista e golashënuesve më të mirë në ligat evropiane

Mohamed Salah (Liverpool)                            36 pikë

Robert Levandovski (Barcelona)                      32

Erling Haaland (Man. Siti)                                32

Viktor Gyokeres (Sporting)                              31,5

Hari Kejn (Bajern Munih)                                 30

Omar Marmoush (Aintraht Frakfurt)               28

Koll Palmer (Çellsi)                                           26

Alexander Isak (Njukasëll )                              26

Brajan Mbeumo (Brentford)                            26

Xhonatan Burkardt (Mainz)                             24



Read it all at Bota Sot