Drejtuesit e Napolit dhe Paris Sen Zhermenit thuhet se kanë arritur një marrëveshje verbale për tarifën e transferimit të Kviça Kvaratskhelia.
Ylli gjeorgjian është gati t’i bashkohet PSZH-së pasi gjigantët e Ligue 1 dhe klubi i tij Napoli ranë dakord verbalisht për tarifën e tij të transferimit.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano dhe mediumi “La Gazzetta dello Sport” pretendojnë se drejtuesit e klubeve kanë rënë dakord të finalizojnë marrëveshjen për një tarifë që tejkalon 70 milionë euro.
Sipas Romanos, e vetmja gjë që mungon për të finalizuar marrëveshjen është drita jeshile nga pronarët e klubit. Në anën tjetër, sipas “Gazzetta dello Sport”, PSZH do të paguajë 75 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesin anësor.
‘Kvara’ tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me PSG-në, e cila më në fund do të mirëpresë anësorin e talentuar pasi Antonio Conte bllokoi lëvizjen e tij në kryeqytetin francez verën e kaluar.
Gjeorgjiani shënoi pesë gola dhe dha tre asistime në 19 paraqitje për Napolin këtë sezon.
Ai iu bashkua klubit për vetëm 13 milionë euro nga Dinamo Batumi në verën e vitit 2022, duke kontribuar në titullin e parë të Napolit në Serie A pas 33 vitesh pritje.