Drejtori ekzekutiv i Saudi Pro League, Omar Mugharbel, ka bërë një deklaratë të guximshme për transferimin e superyllit të Real Madrid, Vinicius Jr.
Sipas GOAL, Liga Pro Saudite po punon për një paketë prej 1 miliard eurosh për të nënshkruar me yllin brazilian nga Real Madrid.
“Ne nuk kemi ëndrra, është çështje kohe dhe negociatash, lojtarët e huaj kanë qenë gjithmonë pjesë e ekipeve saudite”, ka thënë Mugharbel.
“Vitet e fundit ka ndryshuar numri i lojtarëve të huaj të mundshëm në ekipe. Këtë sezon kemi përfshirë numrin e tetë plus dy të tjerë nën 21 vjeç”.
“Ka qenë gjithmonë në ADN-në e kësaj lige të sjellë lojtarë nga jashtë për ta bërë atë më tërheqëse.
“Ajo që ka ndryshuar, veçanërisht në dy vitet e fundit, ka qenë cilësia e lojtarëve që vijnë. Benzema, ndër të tjerë, krijon një ndikim më të madh, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar”, shtoi Mugharbel.