Gjithçka e qartë

- Bota Sot

Gjithçka e qartë

Kviça Kvaratskhelia po bëhet gati t;i japë lamtumirën Napolit.

Futbollisti gjeorgjian ka që në verë që pret transferimin te PSG dhe duket se më në fund ai do të bëhet realitet.

Pas konfirmimit pak ditë më parë nga vetë Antonio Kotne të kërkesës së lojtarit për t’u larguar në janar, klubet kanë nisur negociatat për të gjetur gjuhën e përbashkët për shitjen e tij.

Sot, “RMC Sport” ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për çdo pikë të kontratës për transferimin e lojtarit i cili do të firmosë deri në vitin 2029 me klubin e ri. Palët po shkëmbejnë dokumentet për të mundësuar këtë transferim para fundjavës.

Napoli do të përfitojë 70 milionë euro plus disa bonuse në varësi të arritjeve të futbollistit i cili kishte marrë nofkën “Kvaradona” falë magjive që kishte dhuruar në vitin e kthimit të titullit kampion.



Read it all at Bota Sot