Ibrahimoviç ngai Kosova prezantohet te skuadra italiane: Qartësisht njoh Hysajn

- Bota Sot

Ibrahimoviç ngai Kosova prezantohet te skuadra italiane: Qartësisht njoh Hysajn

Arijon Ibrahimoviçi nga Kosova është bërë që nga dita e djeshme pjesë e Lazios dhe siç ka treguar vetë lojtari shqiptar, po pret me padurim që të zbresë në fushën e lojës me bardhekaltrit.

Ai ka dhënë mendimet e para për këtë kthim në Itali në një intervistë për mediat e klubit, ku ka shprehur edhe bindjen se do të arrijë të bëjë mirë në radhët e bardhekaltërve.

“Jam shumë mirënjohës dhe i gatshëm për këtë aventurë të re me Lazion. Kam parë disa ndeshje, përfshirë të fundit të barazuara në shtëpi ndaj Komos ashtu si edhe ndeshjen e Ligës së Europës kundër Ajaksit, të fituar me meritë 3-1.

Kur erdha në aeroport, kishte disa tifozë që më pritnin, ishte shumë e bukur dhe më bëri menjëherë të ndjehem mirë. Edhe këtu në Formelo është gjithçka shumë e bukur, është e mrekullueshme të shoh të gjithë këtë dhe jam gati, pres me padurim të filloj.

Çfarë tipi lojtari jam? Jam një futbollist krijues, më pëlqen shumë të luaj një kundër një dhe jam i fortë para portës. Por ajo që vlerësoj më shumë është krijimtaria ime dhe fakti që mund të luaj në disa pozicione. I njihja disa lojtarë të Lacios, edhe pse jo personalisht, qartësisht Hysajn për shkak të origjinës tonë të përbashkët, pastaj Pedron i cili është një legjendë dhe lojtarë si Pelegrini dhe Zakanji.

Shokët e mi te Bajerni nuk më kanë dhënë këshilla në veçanti, por meqë kam luajtur në Serinë A me fanellën e Frozinones, e njoh kampionatin dhe jam i lumtur që jam kthyer në Itali. Idhulli im është Ibrahimoviç, por edhe Kristiano Ronaldo. Por në vendin e parë vendos gjithmonë Zlatan, më të madhin.

Përtej futbollit, më pëlqejnë gjëra të tjera. Më pëlqen të luaj ndonjëherë basketboll apo padel në kohën e lirë, edhe tenis. Dua të ndihmoj skuadrën të fitojë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, të luaj shumë dhe t’i gëzohem sa më shumë kësaj aventure. Jam i lumtur që jam këtu. Forca Lacio”, ishin fjalët e Ibrahimoviç.



Read it all at Bota Sot