Laçi nuk vonon dhe gjen pasuesin e Dajsinanit,

- Bota Sot

Laçi nuk vonon dhe gjen pasuesin e Dajsinanit,

Laçi nuk ka vonuar dhe ka gjetur menjëherë portierin që do të pasojë të larguarin Mario Dajsinani. Ky i fundit u transferua te Egnatia dhe kurbinasit e kanë gjetur zëvendësuesin e tij po në Rrogozhinë.

Burime për Newsport.al bëjnë të ditur se Ilir Dobjani do të jetë portieri më i ri i skuadrës së Laçit. Gardiani 23 vjeçar është shumë pranë transferimit te klubi nga Kurbini, teksa kanë ngelur pak detaje për t’u përfunduar.

Kujtojmë se kjo do të jetë aventura e 3-të për Dobjanin në Shqipëri. Nga Besa, te Egnatia dhe tashmë te Laçi, portieri është gati për një tjetër sfidë në karrierën e tij futbollistike.

Në këtë sezon me Egnatian, Dobjani ka luajtur në 23 ndeshje, ku 11 prej tyre i ka mbyllur me rrjetën e paprekur.



Read it all at Bota Sot