Ndeshja mes Arsenalit dhe Manchester United-it të shtunën ishte e fundit për këtë sezon për Gabriel Jesus.
Sulmuesi i “Topçinjve” ka thyer ACL-në dhe tashmë është konfirmuar se sezoni për të ka përfunduar.
Jesus u lëndua në ndeshjen finale të FA Cup dhe, pavarësisht dëshirës së tij, nuk mund të vazhdonte më, duke iu dashur të largohet nga fusha në minutën e 40-të.
Trajneri i “Topçinjve” Mikel Arteta ka konfirmuar se Jesus nuk mund të grumbullohet më me ekipin këtë sezon dhe duhet të fokusohet vetëm në rikuperimin e tij.
Në anën tjetër, Arsenali ka nisur “gjuetinë” për zëvendësuesin e Gabrielit.
Ekipi u godit nga ky lëndim, marrë parasysh që disa javë më parë u lëndua edhe Bukayo Saka, që bashkë me Jesus përbëjnë një dyshe kyçe për londinezët.