Suhareka ka ambice të mëdha në pjesën e dytë të elitës së futbollit të Kosovës.
Si synim i kësaj është përforcuar me futbollistin boshnjak, Kemal Osmankoviç.
“Kemi arritur marrëveshje transferimi me qendërmbrojtësin Kemal Osmankoviç i cili është përforcimi ynë i ri.
Shtatlarti nga Bosnja bashkohet me klubin tonë pas një karriere të pasur në Zheleniçar të Bosnjës te NK Lokomotiva e HNK Shibenik në Kroaci e ndërsa së fundmi pjesë e Slloboda e Tuzllës”, ka njoftuar Suhareka.