Portieri Marly Prince firmos me Vushtrrinë, e cila ka synime rikthimin më elitën e futbollit të Kosovës.
Marly Prince nuk është i panjohur për Vushtrrinë.
“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Marly Prince po rikthehet në FC Vushtrria!
Gardiani i portës, Marley na bashkohet nga Feronikeli 74 dhe mezi presim ta shohim duke dhënë kontributin e tij në fushë.
Le t’i japim Prince një mirëseardhje të ngrohtë në klubin e Gladiatorëve!”, ka njoftuar FC Vushtrria.