Aksion i policisë në dhjetëra lokacione për mbylljen e strukturave paralele

- Gazeta e Prizrenit

Aksion i policisë në dhjetëra lokacione për mbylljen e strukturave paralele

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në dhjetëra lokacione për mbylljen e strukturave paralele serbe.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin, por pa dhënë detaje. Aksioni po zhvillohet në disa rajone.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa rajone të Kosovës, si DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu”, ka njoftuar Policia, që ka shtuar se pas përfundimit të operacionit do të bëhen publike informacionet shtesë.
P. S Fotoilustrim


Read it all at Gazeta e Prizrenit