Një tjetër ndeshje pa fitore për Chelsea, që në fushën e tij barazoi 2-2 ndaj Bournemouth.
Një takim që londinezët e kishin nën kontroll pas golit të Palmer, por miqtë shënuan dy gola dhe ishin pranë fitore para se James të barazonte në minutat shtesë.
“Mendoj se meritonim shumë më tepër se një pikë, veçanërisht në pjesën e parë, por ky është futbolli.
Gjëja negative është se ne ndryshuam mënyrën se si luajtëm pas pësimit të golit. Nuk mund të bëjmë më gabime të tilla”, tha Enzo Maresca, trajneri i Chelsea.
“Sigurisht që gjëja më e rëndësishme është të krijosh shanse për të shënuar.
Kjo ka ndodhur shumë here, në katër ose pesë ndeshjet e fundit por ne nuk po shënojmë shumë dhe më pas pësojmë. Nuk duhej të toleronim pasi pësuam penalltinë, duhet të përmirësohemi në këtë drejtim”, tha Maresca.
“Loja ishte plotësisht nën kontrollin tonë dhe barazuam, kjo është diçka që duhet ta përmirësojmë në të ardhmen. Unë jam gjithmonë i shqetësuar edhe kur fitojmë ndeshje. Kjo është Premier League, kur nuk krijon raste dhe nuk shënon, atëherë duhet të jesh më i shqetësuar”, tha Maresca.