Dario Daka ka ndryshuar skuadër gjatë kësaj merkatoje.
Sulmuesi i Kombëtares U-21 ka mbylur aventurën e tij me Leccen dhe është transferuar te skuadra tjetër italiane.
20-vjeçari është futbollisti më i ri i Trapani, ekip që militon në Seria C italiane.
Nga të rinjtë e Lecces, tashmë Daka do të ketë mundësinë të luajë më shumë me skudrën e re, tek e cila gjen një tjetër shqiptar, Enis Ujkan.
Për këtë kalim ka folur Daka, i cili ka dhënë edhe fjalët e para si lojtari i Trapanit.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe falënderoj klubin për besimin.
E zgjodha Trapanin me kënaqësi sepse është një projekt i rëndësishëm dhe ambiciet e klubit janë si të miat. J
am një person që jep gjithçka për skuadrën”, ka përfunduar shqiptari.